Connect with us

E bleu diamantin në ‘pazar të kerreve’ për 15 euro, e shet 400 mijë euro (Foto)

Kuriozitete

E bleu diamantin në ‘pazar të kerreve’ për 15 euro, e shet 400 mijë euro (Foto)

Një diamant i madh pritet të shitet për 400 mijë euro në një ankand, 30 vjet pasi ishte blerë nga pronari për 15 euro në një treg të veturave dhe gjësendeve të tjera, në Londër të Britanisë së Madhe.

Blerësi e kishte mbajtur diamantin si bizhuteri të thjeshtë, duke mos e ditur që ishte njëmend diamant me vlerë të madhe. Guri nuk ishte punuar në formë të një diamanti të ditëve të sotme, prandaj dukej më shumë si imitim i lirë, shkruan The Guardian.

Diamanti me pastërti prej 26.27 karatësh ishte blerë në një treg të zakonshëm më 1980, kurse do të dalë në shitje në ankandin ‘Sotheby’ më 7 qershor në Londër, transmeton Gazetametro.net.

Jessica Wyndham, drejtoresha e argjendarisë që e përcaktoi vlerën reale të diamantit, tha se pronarja e kishte mbajtur atë për më shumë se 30 vjet në punët e zakonshme të shtëpisë, duke mos e ditur vlerën e vërtetë të tij. Por, një ditë ata ishin interesuar ta kuptonin nëse diamanti është i vlefshëm dhe ishin gëzuar kur u ishte thënë se mund të fitonin qindra mijëra funte britanike nga shitja e tij.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top