Connect with us

“E gjeni dot çfarë është kjo në trupin e kësaj vajze?”, mjeku befason ndjekësit e tij

Kuriozitete

“E gjeni dot çfarë është kjo në trupin e kësaj vajze?”, mjeku befason ndjekësit e tij

Doktori Pimple Popper është shumë i njohur për shkak se qëndron në kontakt me çdo njeri përmes kanalit të tij në Youtube, ku poston çdo lloj ndërhyrjeje që kryen dhe ndiqet nga miliona ndjekës nga e gjithë bota.

Por, me videon e fundit doktori ka bërë kuriozë dhe ka ngjallur goxha polemika se çfarë ishte sindroma e pacientes së radhës.

Në video duket një vajzë që ka një gungë në shpatullën e saj dhe doktori ngre pyetjen se çfarë është ajo, e megjithatë me sa duket askush nuk ka pasur një përgjigje.

Masa në formën e gungës quhet nga mjekësia “Lipoma”. Lipoma është e butë dhe janë grumbuj yndyror që rriten nën lëkurë. Zakonisht jahni të padëmshëm dhe mund të hiqen pa dhimbje dhe pasoja vetëm nëse janë të vogla.

Lipoma nuk është kancerogjene (beninje) dhe shkaktohen nga një mbipopullim i qelizave yndyrore.

Ato mund të rriten kudo në trup ku ka qeliza yndyrore, por zakonisht shihet në supe, qafë, gjoks, krahë, mollaqe dhe kofshë.

Lipoma shkojnë nga madhësia e një bizeleje deri në disa centimetra të gjithë.

Herë pas here, Lipoma mund të zhvillohen në thellësi të trupit dhe nuk i ndjeni, prandaj duhet të bëni kujdes me yndyrën dhe gjithashtu të bëni kontrolle herë pas here tek mjeku.

 

 

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top