Kuriozitete
E humbi kuletën para 14 vitesh, e gjen në mënyrën më të pazakontë të mundshme (Foto)
Një gazetar nga Londra, Tim Burrows e kishte humbur kuletën e tij në një festival leximi në vitin 2003, dhe këtë javë ka marrë një mesazh nga njeriu që e kishte gjetur atë.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, ai që e kishte gjetur kuletën i kishte thënë Timit se ai dhe shokët e tij e kishin gjetur kuletën e tij.
Dhe po sipas tij, ata me paratë e gjetura në kuletë, çdo vit kishin shpenzuar nga 10 funte për të blerë pije për lojën e quajtur ‘The Timothy Burrows Challenge’.
E Tim vendosi që të shpërndajë bisedën me njeriun që i kishte gjetur kuletën.