Kuriozitete
E joshi në Facebook dhe e nxori për kafe, “skifteri tironc ia ngre qimet përpjetë”
Një ngjarje tjetër e pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në kryeqytet dhe subjekt është bërë një njohje nëpërmjet Facebook.
Një vajzë nga Tirana ka denoncuar ditën e sotme një djalë të cilin e kishte njohur nga rrjeti social pasi përveçse takimi përfundoi në një zhgënjim total, vajza humbi edhe disa gjëra më me vlerë.
Redi Hatia është dënuar me 1 milion lekë gjobë nga Gjykata e Tiranës për veprën penale të mashtrimit.
Nga shqyrtimi gjyqësor rezultoi se Hatia, pasi ishte njohur me vajzën e kishte ftuar një mbrëmje, rreth orës 22, për kafe. Vajza shkoi në takim së bashku me një shoqen e saj. Por mjaftuan më pak se 10 minuta që i riu Hatia të vinte në zbatim planin e tij.
Në bisedë e sipër ai i kërkoi vajzës telefonin celular me preteksin se do të pyeste të ëmën, të cilën e kishte sëmurë dhe se telefonin e tij e kishte humbur atë ditë.
Vajza, në mirëbesim i dha celularin e saj dhe riu, pasi doli nga lokali u zhduk së bashku me telefonin. Pas pritjes së gjatë, vajza doli jashtë lokalit, por nuk pa asnjë gjurmë të djalit që e takoi vetëm për disa minuta.
Ajo tentoi të telefonte numrin e saj me celularin e shoqes, por telefoni i dilte i fikur. Pas kësaj, ajo denoncoi djalin që kishte njohur dhe policia e gjeti atë më vonë së bashku me celularin.
Pas ndalimit ai u detyra t’ia kthente celularin vajzës, por ky veprim i kushtoi as më shumë e as më pak, por plot 1 milion lekë të vjetra gjobë.