Showbiz
E lidhur me Flori Mumajesin? Arilena Ara sapo dha përgjigjen që askush nuk e priste
Pas bashkëpunimit me Flori Mumajesin me këngën “Nallane 3”, fotot me njëri-tjetrin dhe mesazhet në rrjete sociale nxitën thashethemet se Arilena Ara kishte nisur një lidhje me kantautorin.
Por a është e vërtetë kjo? Përgjigjen Arilena e ka dhënë sot për herë të parë e ftuar në “Top Show” ku gazetari Ervin Kurti e ngacmoi disa herë për këtë pjesë.
“Unë dhe Flori kemi një energji shumë të mirë. Bashkëpunimi me Florin është themeluar duke pirë një gotë verë…”, u shpreh Arilena ndërsa gazetari e pyeti përsëri nëse është apo jo e lidhur me Florin.
E teksa të gjithë po prisnin që Arilena ose ta konfirmonte, ose të paktën ta mohonte siç ndodh në shumicën e rastave me personazhet e famshëm, këngëtarja i futi të gjithë sërish në dilemë. “Po ose jo, as po, as jo”, u përgjigj Arilena.