Connect with us

E lindur me një tumor në fytyrë, pas 18 operacioneve ndodh ndryshimi drastik

Kuriozitete

E lindur me një tumor në fytyrë, pas 18 operacioneve ndodh ndryshimi drastik

E lindur me një tumor në fytyrë, pas 18 operacioneve ndodh ndryshimi drastik

Lindi me fytyrën e deformuar, për shkak se erdhi në jetë me një tumor në fytyrë.

Një tumor i cili i shkaktoi Cody Hall, enjtje të madhe në pjesën e majtë të fytyrës, ndërsa që nga momenti i diagnozës pak kohë pas lindjes, kanë kaluar 25 vite.

Por kur gjatë javës së kaluar Cody u martua në kishën e San Michele në Great Oakley, të Northamptonshire (Britani e Madhe), e vetmja e veçantë në fytyrën e saj, ishte një buzëqeshje e madhe lumturie.

E reja ju nënshtrua 18 operacioneve gjatë 14 viteve, deri sa arriti të zhdukë gjithë masën tumorale. Ndërhyrja e parë u bë kur ishte vetëm 1 vjeçe, në sajë të të ardhurave të siguruara nga prindërit nëpërmjet një fondacioni.

Tumori beninj u përhap në fytyrën e Cody qysh kur ishte e vogël. Kur ajo erdhi në jetë në vitin 1992, e kishte anën e majtë të fytyrës të deformuar. Mjekët thanë se nuk mund të bëhej asgjë, të paktën deri sa vogëlushja të mbushte 6 vjeçe. Por prindërit e saj nuk u dorëzuan.

Pas një sërë kërkimesh, arritën të mësojnë se një mjek në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishte i zoti që të operonte fëmijët me deformime të rënda në fytyrë.

Prindërit e saj nuk mund t’ia lejonin vetes shpenzime të tilla, kështu që bën një apel në media. Në pak ditë arritën të mbledhin 230 mijë sterlina, kështu që kur Cody mbushi 1 vjeçe, bëri ndërhyrjen e parë në spitalin Roosevelt të New York. Ky operacion u pasua me 17 të tjerë. Cody iu nënshtrua edhe ndërhyrjeve në sy dhe fytyrë, duke bërë lifting, në mënyrë që të mos kishte shenja.

Një rrugëtim i dhimbshëm, për që më në fund i dhuroi 25-vjeçares një fytyrë dhe një jetë normale. Akltualisht Cody pas studimeve punon në repartin e kirurgjisë të spitalit të Kettering në Britaninë e Madhe.

Javën që lamë pas, ajo dhe i shoqi Lewis u martuan, pas një lidhje prej afro 8 vitesh,.

“Ishte një ditë shumë emocionuese, pati lotë, por vetëm prej lumturisë. Ajo që dua t’iu them të gjithë njerëzve është se fundi i lumtur ekziston”, tha e reja për ‘Northamptonshire Telegraph’. /a.y/noa.al

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top