Kuriozitete
E pa duke kryer marrëdhënie me gjyshin, nëna vret të birin 8-vjeç
Një nënë është dënuar me 30 vite burg pasi akuzohet se ka vrarë të birin, i cili kishte zbuluar se ajo kryente marrëdhënie seksuale me gjyshin. Veronica Panarello mbyti me kabull elektrik të birin, Loris Stival dhe më pas e la trupin e tij në mes të pyllit në Santa Croce të Siçilisë, në Itali.
Ajo më pas lajmëroi në polici se kishte çuar të birin në shkollë në mëngjes, por ai ishte zhdukur më pas dhe nuk ishte kthyer në shtëpi. Mamaja u akuzua si vrasëse e të birit, Loris, edhe pse gjatë gjithë kohës ka mohuar vazhdimisht akuzat që rëndonin mbi të.
Kur Veronica mësoi se i biri kishte ndërruar jetë dhe çështja u bë mediatike në Itali, ajo akuzoi bashkëshortin, Andrea Stival, se në nëntor të vitit 2014 kishte vrarë të birin, Lorisin.
Disa seanca më parë gruaja rrëfeu se kishte vrarë të birin pasi ai e kishte kapur duke bërë seks me gjyshin. Edhe pse Andrea Stival, babai i fëmijës u hetua për vrasjen e të voglit, ai doli i pafajshëm ndërsa ka kërkuar divorcin nga nëna vrasëse. Çështja ka zgjatur disa vite rresht dhe ka qene përherë në vëmendjen e mediave dhe opinionit publik në Itali.