Kuriozitete
E pazakontë, qytetarët nxjerrin gomonet në autostradë
E pazakontë, qytetarët nxjerrin gomonet në autostradë
Në situata të jashtëzakonshme, kërkohen masa të jashtëzakonshme.
Kështu duket se ka menduar një qytetar i Tiranës, i cili duke parë situatën e rënduar nga përmbytja në autostradën Tiranë-Durrës, ka vendosur të nxjerrë në rrugë gomonen.
Siç shikohet në videon e mëposhtme, qytetari ka nxjerrë gomonen për t'u ardhur në ndihmë familjarëve dhe banorëve të bllokuar nga reshjet e dendura të shiut.
Prej më shumë se 6 orësh, situata në aksin Tiranë-Durrës është e paralizuar me ujin që ka arritur lartësinë prej 1 metër.
Ndërkohë që as ndihma e policisë dhe Forcave të Armatosura në terren, ende nuk i ka dhënë zgjidhje situatës. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.