Kuriozitete
E përdhunuar nga djali, nëna shqiptare rrëfehet në gjykatë: Pse po e fal tim bir
Një gjykatë në Greqi ka dënuar me 13 vite burg një 29-vjeçar shqiptar, i cili kishte përdhunuar nënën e vet.
Në tetor të vitit të kaluar, një nënë 58-vjeçare nga Shqipëria, që jeton në Greqi, denoncoi në polici djalin e saj, i cili e kishte përdhunuar. Ngjarja shokuese ndodhi natën e 29-tetorit të 2016-s, kur djali 29-vjeçar ishte kthyer i dehur në shtëpi. Në këto kushte, nëna e kishte qortuar se përse kishte konsumuar alkool.
Por, djalit nuk i mbajtën nervat dhe, në sherr e sipër, e përdhunoi nënën e tij. Kjo e fundit bëri denoncim në polici, dhe 29-vjeçari u arrestua.
Ditën e djeshme, të dy kanë dalë para gjykatës. Djali u shfaq i penduar dhe kërkoi falje për veprimin e bërë.
“Unë jam Penduar për atë që i bëra nënës time. E përdhunove sepse kisha filluar të urreja të gjitha femrat, sepse isha zhgënjyer nga një dashuri me një vajzë”, tha i riu para gjykatësve.
“Unë e fal djalin sepse atë gjë të tmerrshme e bëri në gjendje të pavetëdidjshme dhe nën efektin e alkoolit. Kërkoj që djali të lirohet nga burgu, madje e lejoj te jetojë në shtëpi, sepse nuk kam frikë që do ta përsërisë sërish të njëjtën gjë”, tha nëna shqiptare.
Por, përkundër dy pretendimeve të tyre, gjykata e dënoi djalin me 13 vite burg.