Kuriozitete
E tallën për raketat dhe avionët prej druri, por Kim Jong Un tronditi botën sot (FOTO)
Pas disa paralajmërimeve, Koreja e Veriut lëshoi pak orë më parë një tjetër raketë me rreze të gjatë veprimi e cila sipas agjencisë shtetërore të lajmeve të shtetit komunist, “është e aftë të arrijë brigjet e SHBA-ve”, shkruan Albeu.com.
Raketa quhet Hëasong-12 dhe mund të fluturojë në një largësi deri në 4 000 kilometra duke transportuar edhe koka bërthamore.
Ndërkohë që transmetojnë pamje të diktatorit Kim Jong Un, mediat shtetërore të Koresë së Veriut raportojnë se kjo raketë është më e fuqishmja e këtij shteti.
Ky test i Koresë së Veriut shihet me shqetësim nga SHBA-të, Japonia dhe Koreja e Jugut pasi i tremben ndonjë “çmendurie” prej regjimit të Koresë së Veriut, gjë e cila do t’i detyronte të ndërmerrnin edhe aksione ushtarake.