Showbiz
Edona James numëron ditët e fundit? E dhimbshme, kështu e ka bërë kanceri atë
Edona James është transgjinorja më e famshme shqiptare.
Edona u bë e njohur kur në moshën 23-vjecare, bëri një operacion të thellë për tu shndërruar plotësisht në femër.
Transgjinorja e njohur ka disa javë që po përballet me sëmundjen e kancerit. Këtë e ka bërë të ditur vetë ajo përmes disa imazheve të publikuara në rrjetet sociale ku shihet se nga kjo sëmundje i kanë rënë edhe flokët. Madje në një postim ajo ka thënë se është lodhur duke luftuar dhe se është duke shijuar ndoshta momentet e fundit të jetës.“Unë kam luftuar kaq shumë por që nuk mundem më. Tani asgjë më nuk ka kuptim. Po shijoj vitet e muajt ose ditët që më kanë mbetur”, kishte shkruar ajo.
Kujtojmë se ajo rreth moshës 13 vjeçare duke mos e ndjerë më veten mashkull filloi të marrë një kurë hormonale për t’u shndërruar në femër. Kur mbushi 23 vjeç, ajo bëri një operacion të thellë për tu shndërruar plotësisht në femër. Krahas këtij operacioni ajo i është nënshtruar edhe disa operacioneve estetike për rritje gjoksi me silikon si edhe për korrigjim defektesh në zonën e barkut. Edona tashmë 30 vjeçare është diagnostikuar me kancer në gji.