Connect with us

Eduard Kukan flet për “peshqit e mëdhenj”, jep deklaratë të fortë

Kuriozitete

Eduard Kukan flet për “peshqit e mëdhenj”, jep deklaratë të fortë

Eduard Kukan flet për “peshqit e mëdhenj”, jep deklaratë të fortë

Në një intervistë për ABC News, raportuesi në hije për Shqipërinë, Eduard Kukan ka deklaruar, se institucionet evropiane po përdorin një retorikë shumë pozitive, konstruktive dhe të bukur për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit, por kjo duhet vijuar me rezultate konkrete, se përndryshe do t’i kthehet si bumerang BE-së.

Për Kukan, Shqipëria ka ende kohë deri në prill për rezultate konkrete për të hapur negociatat e anëtarësimit vitin e ardhshëm dhe nuk duhet t’a prishë këtë moment. Po në këtë intervistë Kukan ka folur edhe për “peshqit e mëdhenj” në Shqipëri dhe arrestimin e tyre.

“Tani po flasim për datat e anëtarësimit, gjë që ishte e pa mendueshme disa vite më parë. Tani po flasim për 2025. Komisioneri Hahn tha në Shqipëri, që nëse vendet e rajonit duhan të anëtarësohen në 2025, atëherë ato duhet të mbarojnë negociatat e anëtarësimit në 2023-shin, pasi procesi i ratifikimit të 27 shteteve anëtare merr dy vjet. Pra, ne po hyjmë në një fazë fare te re”, u shpreh Kukan.

Po si e shihni ju situatën politike në Shqipëri dhe kryesisht çështjen e luftës së krimit të organizuar dhe çështjen Tahiri, që e ka përçarë shumë klasën politike shqiptare?

Nuk do të komentoj çështjen Tahiri, pasi ne politikanët nuk duhet të komentojmë për çështje që janë sërish në proces. le të lemë drejtësinë të flasë për këtë. Përgjithësisht, dua të them që Shqipëria ka shanse të mira për vitin e ardhshëm për hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Në shkurt Komisioni do të publikojë strategjinë e zgjerimit, në prill progres raportet. Pra, keni më shumë kohë për rezultate.

A prisni dhe ju kapjen e peshqve të mëdhenj, siç ka deklaruar ambasadori amerikan në Tiranë apo edhe komisioneri Hahn më parë ?

Po, zonjë.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top