Kuriozitete
Egla Harxhi rrëfen marrëdhënien treshe: Ja si e bëjmë me njëri -tjetrin
Kohët e fundit ish-missi shqiptar, Egla Harxhi u bë shumë popullore në mediat rozë për marrëdhënien e saj me një femër dhe një mashkull, të cilët janë një familje dhe do të rrisin një fëmijë.
Kompleksiteti i karakterit si dhe familja e veçantë në të cilën ajo do të kalojë jetën e saj, e bëjnë Eglën ndoshta femrën më të komentuar në vendin tonë.
E ftuar në Thumb, Egla ka treguar më shumë rreth marrëdhënies së saj me dy personat e tjerë duke shuar paksa edhe kuriozitetin e njerëzve që ju duket e çuditshme.
Ka shumë gjëra për të qeshur, ka shumë gjëra për të bërë. Nëse njëri është i mërzitur, dy të tjerët krijojnë harmoni. Nëse ka debat krijohet një lloj balance për të neutralizuar debatin dhe gjithmonë njëri është ekuilibër dhe balancë shumë e mirë në marrëdhënie”, u shpreh Egla.