Connect with us

(Ekskluzive) Ju tregojmë se ç’po ndodh me jetesën e tre çifteve pas “Big Brother”

Showbiz

(Ekskluzive) Ju tregojmë se ç’po ndodh me jetesën e tre çifteve pas “Big Brother”

“Big Brother” tashmë ka mbaruar, por sërish vëmendja e publikut është ende tek ata, banorët. Këtë vit kemi dëgjuar shpesh që çiftet që kanë dalë nga loja janë ndarë brenda një kohe shumë të shkurtër, madje disa menjëherë pasi kanë mbërritur në studion e emisionit. Megjithatë, ka pasur edhe nga ata çifte që kanë vijuar lidhjen e tyre edhe pas daljes nga shtëpia. Jo vetëm kaq, por që kanë ndërmarrë hapin e madh e të bashkëjetuarit, edhe pse njihen vetëm prej 3 muajsh. Nuk bëhet fjalë për asnjë nga çiftet e konsoliduara që jashtë shtëpisë, por për konkurrentët që u çiftuan gjatë lojës në “Big Brother”.

Burime pranë çiftit janë shprehur për Blitz.al se Musa dhe Dona, çifti që u njoh në shtëpinë e beqarëve dhe që rezistuan në lojë deri një javë para finales, kanë nisur bashkëjetesën pas daljes nga “Big Brother”. Ata tashmë jetojnë bashkë në një shtëpi në kryeqytet. Musa, si më aktivi në rrjete sociale, e tregon hapur ndjenjën e tij për Donën dhe në çdo moment fansat e shohin në krah të saj. E pra, tashmë kjo e ka një kuptim pasi Musa dhe Dona tashmë bashkëjetojnë.

Xheni dhe Benardi janë një nga çiftet më të dashura të këtij edicioni, të cilët mund të themi se “Big Brother”-in e tyre e jetuan më shumë pas daljes nga shtëpia. Pak ditë pasi aventura e tyre mbaroi, ata u prezantuan me familjet e njëri-tjetrit e madje filluan bashkëjetesën në kryeqytet. Është e pamundur tashmë që ta mendosh njërin pa tjetrin. Jo vetëm kaq, por Xheni ka zbuluar në rrjete sociale edhe disa detaje nga shtëpia. Një pjesë e murit të shtëpisë është e mbuluar nga fotografitë e të dyve, kujtime të cilat i kanë grumbulluar në 3 muaj lidhje. Gjithashtu edhe Xheni me Benardin u njohën dhe u dashuruan gjatë pjesëmarrjes në “Big Brother”.

Danjeli dhe Fotinia jo vetëm që u njohën, u dashuruan në “Big Brother”, por madje edhe u martuan. Çifti fitues i edicionit të 9-të të “Big Brother”, ka jetuar plotësisht historinë e dashurisë që ata e quajnë një përrallë reale. Jeni kuriozë se çfarë ka ndodhur me ta pas daljes nga shtëpia? Të njëjtat burime kanë treguar për Blitz.al se Fotini dhe Danjeli për momentin nuk jetojnë bashkë. Ata kanë bërë disa ditë pushimi, por jetojnë secili me familjarët e tij, sigurisht për momentin. Duket se plani i afërt i tyre është që të jetojnë bashkë si dy të martuar, siç realisht janë. Nuk duhet t’u vëmë faj, ka kaluar vetëm një javë nga përfundimi i “Big Brother”. Shumë shpejt do të kemi të reja.

Burimi:Blitz.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top