Connect with us

Ekzekutimi i badigardit shqiptar, e bija: U vra për gjakmarrje, eleminuan mamin dhe më…

Kuriozitete

Ekzekutimi i badigardit shqiptar, e bija: U vra për gjakmarrje, eleminuan mamin dhe më…

Hetimi për vrasjen e një bodyguard-i shqiptar në Gjermani, duket se ka marrë një kthesë tronditëse.

Vajza 19 vjeçare e viktimës, i cili u vra në janarin e vitit të kaluar në Viselhöveden, ka konfirmuar në Gjykatë se i ati u ekzekutua për gjakmarrje.

Tragjedia ka filluar më 30 dhjetor 2011 në Shqipëri, ku punonjësi i sigurisë në një diskotekë  kishte nxjerrë dy të rinj nga lokali.

Por ata refuzuan të largoheshin dhe pas një sherri në parkingun para diskotekës , bodyguard-i qëlloi për vdekje njërin prej të rinjve.

Po atë natë policia ka bastisur shtëpinë e familjes dhe ka këshilluar nënën që të kishte kujdes për familjarët e saj.

Gjate varrimit të të riut të vrarë, njëri nga vëllezërit e tij ishte betuar se do të merrte hak.

Në deshmine e saj tregon se së bashku me vëllezër e motra dhe me kushërinj, ishin strehuar te gjyshërit në fshat.

Ndërkaq e ëma kishte mbetur në Tiranë ku, në gushtin e vitit 2012 kishte vdekur në mënyrë misterioze.

Familja e vajzës kishte provuar disa herë të merrej vesh me familjen tjetër.

Janë dërguar pleqtë e fshatit si ndërmjetësues për të realizuar pajtimin dhe paqen mes familjeve. Por ata janë kthyer mbrapsht nga familja e të riut të vrarë.

Në një gjendje të tillë, familja e saj është arratisur në Gjermani, ku nga fundi i vitit 2016 i është bashkuar edhe babai, pasi ka mbaruar vuajtjen e dënimit.

Por, më 9 janar të 2017-ës, babai i saj qe qëlluar për vdekje, në mes të qytetit Viselhövede, fare pranë një shkolle fillore.

Ndërkohë e  bija, që ka mbetur tashmë pa nënë dhe pa baba, ka dhënë dëshminë tronditëse në Gjykatën e Verdenit

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top