Kuriozitete
Eni Çobani përlotet live, çfarë ndodhi në emisionin e Rudinës?
Eni Çobani ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina” ku foli për herë të parë për dasmën meqënëse pak ditë më parë festoi 20-vjetorin e martesës dhe gjithashtu u transmetuan disa pamje ku juristja shfaqej me fustanin e bardhë.
Në fund Çobani mori edhe një videomesazh nga i biri i cili shfaqej për herë të parë në ekran.
Djali i juristes e falenderoi të ëmën për gjithçka që ka bërë për të, që i ka qëndruar pranë duke u shprehur se ajo është frymëzim për të dhe duke e mbyllur videon me premtimin që do jetë gjithmonë pranë saj.
Gjatë videomesazhit, Çobanin e pushtuan emocionet dhe nuk mundi t’i mbante lotët, pas fjalëve të përzgjedhura të të birit.