Connect with us

Enkeleda Olldashi, në një rrëfim prekës pas vdekjes së Sokolit

Kuriozitete

Enkeleda Olldashi, në një rrëfim prekës pas vdekjes së Sokolit

Sokoli iku atë natë me shi, pas së cilës ankthi torturues dhe dhimbja kishin pushtuar rrugën e Elbasanit, vendin ku ai u gjet i rënë në greminë. La pas familjen ideale, nënë Kozetën fisnike, Kelën, një grua dinamike, pedagoge në Universitetin e Tiranës, dy bijtë e tij të talentuar, Glaukun dhe Kleitin, si dhe të vëllain, Ardianin.

Heshtja që kishte pushtuar brendësinë e automjetit, në të cilin u gjet trupi i tij i pajetë, nuk do të arrijë ta zbardhë kurrë të vërtetën e largimit të tij nga kjo botë. Ai nuk mund të flasë, ndonëse ishte triumfues në çdo diskutim që bënte, përherë me dëshmi, duke argumentuar të vërtetat. Porse, ai kurrë nuk mund ta argumentojë të vërtetën e vdekjes së tij.

Sot, dy vjet pas tmerrit të asaj nate, kur papritmas u dha lajmi se Sokoli nuk jeton më, në një intervistë ekskluzive, bashkëshortja e tij, Enkeleda Olldashi, shpalos të pathënat e jetës së tyre, për revistën kosovare “Teuta”.

Po bëhen dy vjet pa Sokolin. Si po e përballoni këtë periudhë kohore, prej kur jeta juaj ndryshoi, papritur, në tërësi?

Unë besoj te transformimi i formës së jetës së individit nga një gjendje, në një gjendje tjetër. Ai që arrin ta kuptojë dhe ta pranojë atë që pohova më sipër, më mirëkupton, nëse nuk do ta konsideroja mospraninë fizike të Kolit si “jetë pa Kolin”. Çdo njeri ka dimensionet e tij dhe ato nuk mund të shuhen nga mosprania fizike e tij. Për njerëz si Koli, fjala dimension ka kuptimin më të plotë të saj. Dhe, a mund të më drejtohet mua kjo pyetje?… Besoj se pyetja e mësipërme nuk përputhet me konceptim tim për jetën.

Është një dhimbje, e cila kurrë nuk zbehet, ngase ka plagë që koha kurrë nuk mund t’i shërojë. Si arritët ta mundni dhimbjen, cili ishte motivi juaj më i fortë për jetën?

Jeta është vetë një motiv dhe për sa kohë e ndien që frymëmarrja jote vibron në atmosferë, atëherë ti je pjesë e së tërës. Trishtimi është një ndjesi shumë personale dhe lum ai që di t’i largohet apo të largojë nga vetja ndjesi të tilla, të cilat nuk kanë lidhje me atë që mund të të kenë bërë të trishtohesh, por me ty që nuk ke ditur të kuptosh apo besosh se ajo që trishton nuk është mungesa e fizikes, por pamundësia e jetesës vetëm me jomaterialen. Në këtë aspekt, më trishton mosrezonimi me Kolin në të njëjtën formë jete.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top