Kuriozitete
Erdhi në Kosovë për vizitë dhe i humb kuleta, ajo çfarë i ndodhi e befasoi
Në korrespodenturën tonë në Viti, ishte mërgimtari S.Salihu nga fshati Smirë e Vitisë me vendbanim në Gjenevë të Zvicrrës i cili ka ardhur për pushime në vendlindje i cili u shprehë se kishte shumë dëshirë që përmes kombëtares “Bota sot”, si medium më i lexuar të shprehë falënderimin publik, për gjestin e një qytetari sa njerzor po aq edhe human.
Fjalën tha ai e kamë për z.Rasim Behlulin pronar i gjellëtores “Kushtrimi” në rrugën “Vllëzërit Gërvalla” në Ferizaj.
”Ky njeri humanist me një veprim sa njerëzor aq edhe që rrallë mund të ndodhë. Ky njeri human pasi ma kishte gjetur portofolin me disa dokumente e ku ishin mbi 2.000 euro dhe dokumente të tjera si kartela e dokumente tjera bankare , pa hezitim ma ktheu portofolin me parat, që e kisha harruar aty, pasi kisha bërë pagesën për shujtën që kisha ngrënë” u shprehë S.Salihu duke falënderuar këtë njeri human.
“Unë pata shumë dëshirë që për këtë gjest humanë të njëjtin ta shpërblej me një shumë modeste të parave por asesi nuk arrita sepse ai e refuzoi këtë shumë të parave, duke thënë se kjo është vetëm një veprim që duhet bërë çdo njeri .Meqë ai nuk pranoi shpërblimin që ofrova, unë në këtë mënyrë dëshiroi që përmes gazetës suaj të respektuar të njëjtin ta falënderoj publikisht për gjestin human dhe njerëzor të z.Rasim Beehluli”, tha pronari që u ishin kthyer mbi 2. mijë euro.