Kuriozitete
Erdogan: Jam rritur në duart e një nëne shqiptare
Presidenti i Turqisë, Tayip Erdogan, ka folur në një konferencë për shtypi pas takimit me homologun shqiptar Bujar Nishani
Erdogan ka thënë se Shqipëria është vend kyç për stabilitetin në Ballkan. Presidenti turk ka folur për fëmijërinë e tij e cila sipas tij, ka lidhje të ngushtë dhe emocionale me shqiptarët, shkruan haberturk.com.
“Në vendin ku kam lindur unë, komshinjtë e parë i kemi pas shqiptarë. Mund të them se jam rritur në duart e nënës shqiptare. Ishte një familje e mrekullueshme dhe i falënderoj për kujdesin që kishin ndaj meje si fëmijë”, është shprehur Erdogan.
Erdogan ka përmendur investimet turke në Shqipëri duke thënë se kapin shumën mbi 3 miliardë euro, ndërkaq pati edhe një falënderim për Nishanin.
“Falënderojmë presidentin Nishani për përkrahjen e tij në luftën kundër FETO-s”.
Tutje Erdogan tha se do të bëjnë çdo që është e mundur për ta mbrojtur Shqipërinë, ndërkaq ka shtuar se do të investojnë më tepër në sistemin e arsimit.