Kuriozitete
Është koha të ndryshoni taktikën në krevat!
Çdo zjarr shuhet nëse nuk e shprushim. Arsyet për të cilën gjërat në fillim të lidhjes kanë qenë aq të vrullshme dhe e zjarrtë është për shkak se nuk e keni ditur çka ju pret në të ardhmen.
A dëshironi të bëni seks me mua?
Nuk është fare tërheqëse kjo pyetje të cilën ia drejtoni femrës e cila ju duket e bukur. Diçka krejtësisht të thjeshtë si p.sh. një shikim të thellë dhe të butë apo prekje e gjurit të saj, – do të jenë mënyra më efikase që ju të arrini atë që dëshironi.
Dora ashtu, këmba ashtu
Nëse dëshironi të ruani afshin midis jush, kujdesuni që herë pas herë të bëni ndonjë risi në krevatin tuaj. Seksi nuk bën të jetë sipas një orari apo plani të paracaktuar – bëhuni më imagjinues dhe më kreativë.
Seksi rutinë
Kjo nuk do të thotë që çdo seks patjetër duhet të jetë diçka që do t’ju turbullojë mendjen, mirëpo përpiquni së pakunjë herë në javë t’i krijoni vetes dhe partneres diçka të veçantë, transmeton Telegrafi.
Romantika nuk është për mua
Shfaqni dashurinë nëpërmjet sms-ve, në të cilat do të shkruani fjali të bukura, të buta, por që njëherësh të jenë edhe të zjarrta. Përgatitni një mbrëmje romantike duke vendosur edhe qirinj në tavolinë – do të tingëllojë qesharake, por njëkohësisht do të ketë edhe efekt.
Për çdo ditë në të njëjtin krevat
Nëse partnerja juaj ka mbajtur në mend çdo skutë të dhomës tuaj dhe çdo tingëllimë të krevatit tuaj, është koha të ndryshoni lokacionin. Përgatitni asaj momente të zjarrta nën dush, në veturë, në tarracë, në mal…
Zotimi i heshtjes
Zgjedhja e mirë e fjalëve te femra mund të krijojë efekt të mirë. Me partneren ndani ndjenjat tuaja çfarëdo qofshin ato – femrat dëshirojnë të bisedojnë.
Nuk jam tip për të krijuar risi
Nëse dëshironi të ripërtërini dhe t’i forconi joshjet seksuale provoni pozita të reja, ndani fantazitë tuaja, ndryshoni rolet, bëjeni më të këndshme jetën tuaj seksuale.