Kuriozitete
EXIT POLL/Prishtina fitohet nga Shpend Ahmeti, ja fituesit e komunave të tjera
EXIT POLL/Prishtina fitohet nga Shpend Ahmeti, ja fituesit e komunave të tjera
Kandidati VV-së, Shpend Ahmeti, do të qeverisë me kryeqytetin edhe për katër vitet e ardhshme, kështu duke marrë edhe një mandat të dytë, kjo sipas të dhënave nga EXIT POLL i realizuar nga Klan Kosova.
Këto të dhëna tregojnë që Shpend Ahmeti ia ka dalë të marrë 52.2% të votave kështu duke lënë pas kundërkandidatin e tij nga LDK-ja, Arban Abrashi, i cili ka mbledhur 47.8% të votave.
EXIT POLL i Klan Kosovës i cili realizohet nga Shkëlzen Maliqi dhe ekipi i tij, ka mbledhur dhe analizuar të dhënat në 11 komuna nga 19 gjithsej sa kanë shkuar në balotazh, njofton Klan Kosova.
Befasuese në Gjakovë, fiton Ardian Gjini
Exit poli i udhëhequr nga Shkelzen Maliqi në bashkëpunim me Klan Kosovën, ka filluar publikimin e rezultateve sipas tyre për Zgjedhjet Lokale të rundit e dytë.
Baton Haxhiu ka thënë se në komunën e Gjakovës, ka fituar bindshëm Ardian Gjini nga Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës.
Prizrenin e fiton Shaqir Totaj
Sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës, komunën e Prizrenit e ka fituar kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.
Agim Bahtiri fiton në Mitrovicë
Agim Bahtiri, kandidati i Aleancës Kosova e Re, ka fituar në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.
Kështu bën të ditur EXIT POLL-i i Klan Kosovës.
Sipas këtyre rezultateve preliminare, Agim Bahtiri ka marrë 52.1 përqind, ndërsa Valdete Idrizi e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 47.9 përqind.
Agim Aliu fiton në Ferizaj
Agim Aliu, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, ka fituar në Ferizaj, njofton Klan Kosova.
Sipas këtyre rezultateve preliminare, Agim Aliu ka marrë 53.2 përqind, ndërsa Muharrem Svarqa i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka marrë 46.8 përqind.
Xhafer Tahiri fiton në Vushtrri
Sipas EXIT POLL-it të Klan Kosovës, Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të qeverisë me komunën e Vushtrrisë gjatë katër viteve të ardhshme.
Tahiri ka dalë fitues në Vushtrri me 60.7% duke lënë pas Ferit Idrizin nga PDK me 39.3% të votive.
Balotazhi në Gjakovë, KQZ sjell këto rezultate
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar të dhënat rreth pjesëmarrjes në zgjedhje, raporton Gazeta Blic.
Në Komunën e Gjakovës deri me tash kane votuar 28 mije e 89 qytetarë.
Sipas rezultateve të KQZ deri në ora 15:00, pjesëmarrja e qytetarëve në zgjedhje është 25,25% ndërsa të drejtë vote kanë 114.418 qytetarë.Në komunën e Gjakovës në garën për balotazh po ballafaqohen Ardian Gjini i AAK-së dhe Mimoza Kusari- Lila nga radhët e Alternativës.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.