Kuriozitete
Fallxhorja e ‘rrezikshme’ parashikon të ardhmen e Ramës, Metës dhe Berishës
Një falxhore ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin e mëngjesit në “Ora News”.
Ajo ka treguar se si e ka fituar aftësinë për të lexuar letrat, veti të cilën e ushtron prej rreth 30 vitesh.
E pyetur nga gazetari nëse këtë punë e bën kundrejt parave dhe nëse e ka bërë edhe në kohën e Enverit, zonja tha:
Zanatin e kam fituar. Kam vite që e ushtroj, rreth 30 vjet. Nuk jam ekspozuar në kohën e diktaturës dhe nuk e kam bërë për lek, jo se nuk e dua lekun, por kam dashur t’i kënaq njerëzit. Edhe ndihma ka qenë reciproke. U kam dhënë kohën këtu dhe më kanë ndihmuar në një vend tjetër. Personi që më ka mësuar të lexoj letrat më ka treguar edhe se çfarë tregon letra e përshtatur me një letër tjetër. Paraja nuk është primare për mua, por peshqeshin e merr edhe mbreti. Nuk e refuzoj dhuratën. Kur m’i kanë afruar, nuk i kam refuzuar.
Në bisedë e sipër, fallxhorja me emrin Marjana parashikoi edhe aktualitetin e të ardhmen e politikanëve tanë.
Ja çfarë thotë gruaja:
Erion Veliaj ka shumë shpenzime.Rama ka rënë në thellime të forta të situatës që problemet t’i menaxhojë me sa më pak humbje.
Ilir Meta më bie me shpresë për të arritur objektivat e tij. Shpreson për objektivat e veta. Do që plani që ka t’i dalë me sukses.
Sali Berisha është në pritje dhe shpreson për të arritur qëllimet që edhe ky ka në plan të realizojë.
Lulzim Basha është mes plusit dhe minusit. Ka riskun e problemeve me të cilat po përballet”.
Këto fjalë tha falxhorja për politikanët, por e kishte seriozisht apo thjeshtë po fliste fjalë të boshe këtë s’e kuptuam.