Kuriozitete
Fejesa e princit Harry me Meghan, zbulohet unaza e realizuar me xhevahiret e Lady Dianës
Fejesa e princit Harry me Meghan, zbulohet unaza e realizuar me xhevahiret e Lady Dianës
Mungonte vetëm njoftimi zyrtar, i cili u bë publik ditën e hënë nga Buckingham Palace: princi Harry i Anglisë do të martohet Meghan Markle.
Aktorja gjatë fotografive zyrtare dhe një interviste për BBC, tregoi unazën e fejesës me të cilin i propozoi djali i dytë i princit Charles dhe të ndjerës Diana.
Princi Harry e ka skicuar personalisht ndërsa më tej ia ka treguar argjendarisë së familjes mbretërore “Cleave and Company”.
Në linjë perfekte me traditën mbretërore, unaza është e personalizuar dhe është realizuar me disa xhevahire që i përkisnin Lady Dianës.
Unaza është e realizuar me flori dhe ka tre diamantë të ndryshëm, secili me kuptim të veçantë për çiftin.
Dy diamantët anësorë vijnë nga koleksioni personal i Lady Dianës, shkruan noa.al, ndërsa diamanti i madh me vlerë mbi 100 mijë euro, është nxjerrë nga Botswana, një vend i cili është shumë i përzemërt për Harry, të cilin e ka vizituar shpesh me të ëmën. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.