Kuriozitete
Fëmija 4 vjeç bie nga kati i tretë i banesës në Durrës, në gjendje të rëndë
Fëmija 4 vjeç bie nga kati i tretë i banesës në Durrës, në gjendje të rëndë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Durrësit. Burime policore bëjnë me dije se një fëmijë 4 vjeç ka rënë nga kati i tretë i banesës.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.13 ose e njohur ndryshe si Plazhi rreth orës 13:30 të ditës së dielë.
Vogëlushi 4 vjeç pas aksidentit është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Fëmija me iniciale E. M., 4 vjeçe, ka rënë aksidentalisht nga dritarja e banesës së katit të tretë, teksa mendohet se ka qenë duke luajtur.
Lidhur me rastin, materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësime të mëtejshme. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.