Connect with us

Femra, përmes ciklit menstrual mund ta kuptoni se sa gjatë do të jetoni

Kuriozitete

Femra, përmes ciklit menstrual mund ta kuptoni se sa gjatë do të jetoni

Kur një vajzë kalon periudhën e pubertetit pret me padurim t’i vijnë periodat, pasi kjo gjë e bën të ndihet një zonjushë e vërtetë. Por pasi kalojnë disa vite dhe sheh shqetësimet që ato sjellin te një femër “pendohet” dhe pa dyshim mendon se ishe shumë më mirë si një fëmijë pa dhimbjet mujore të shkaktuara nga cikli.

Ndërkohë që një studimi i ri nga Universiteti i Kalifornisë, San Diego, ka zbuluar se një femër mund të jetojë më gjatë nëse cikli menstrual i ka filluar në një moshë më të vonë. Për këtë studim, të publikuar në revistën Menopauza, hulumtuesit shqyrtuan të dhënat e 16 mijë grave të cilat e kishin kaluar menopauzën.

Grave që u kishin ardhur periodat në moshën 12 vjeçare apo më vonë, kalonin në menopauzë pas moshës 50-vjeçare. “Ekipi ynë ka zbuluar se grave që u kanë filluar menstruacionet në moshë të vonshme ishin më pak të riskuara nga probleme shëndetësore, si sëmundje koronare të zemrës.” tha për mediat autori i studimit Aladdin Shadyab, Ph.D.

Ndonëse këtë gjë nuk e kanë në dorë femrat, zbulimet e këtij studimi ishin tejet interesante.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top