Connect with us

Festat kombëtare, bëhen bashkë motoristë nga Shqipëria dhe Kosova

Kuriozitete

Festat kombëtare, bëhen bashkë motoristë nga Shqipëria dhe Kosova

Festat kombëtare, bëhen bashkë motoristë nga Shqipëria dhe Kosova

Nën moton “Rrugëtojmë nën një flamur”, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Enduro Albania & Mc Eagles”, mblodhën dje në Bulevardin e ri, me rastin e festës së Ditës së Pavarësisë, motoristë nga Shqipëria dhe Kosova, të cilët dhuruan një shfaqje për të gjithë të apasionuarit pas mjeteve sportive.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, iu bashkua aktivitetit duke deklaruarse bashkimi mes njerëzve është më i rëndësishmi dhe nëse shqiptarët bashkëpunojnë, atëherë asgjë nuk mund t’i ndajë ata.

Kryebashkiaku Veliaj tha se në vend të akuzave dhe të ngritjes së pengesave artificiale ndaj njëri-tjetrit, fokusi duhet të jetë tek puna dhe tek rritja e bashkëpunimit.

“Sheshi “Skënderbej” ka filluar si projekt 1 vit pas pavarësisë, në 1913-n. Do të thotë se kur ne shqiptarët pengojmë njëri-tjetrin, abuzojmë me energjinë e tjetrit, kur shajmë njëri-tjetrin, sigurisht s’ndodh asgjë dhe duhen 104 vjet për të bërë një shesh. Ama, kur ne vendosim të bashkëpunojmë, edhe sheshin e ndërtojmë për 10 muaj, edhe pavarësinë e shpallim, edhe ekonominë e çojmë përpara”, deklaroi ai.

Veliaj nënvizoi se mësimet e nxjerra gjatë këtyre 105 viteve, duhet të na shërbejnë për të ecur përpara. “Pyetja nuk është për 105 vitet që kaluan, por për 105 vitet që do të vijnë, e nëse në 105 vitet që do të vijnë do ta harxhojmë kohën kot, s’do të ecim përpara. Ama, nëse mësimet që kemi nxjerrë në 105 vitet që kaluam na kthehen në mësime për të ardhmen që të jemi bashkë, që të punojmë bashkë, që ta kemi mendjen te puna e jo te fjalët, siç jemi sot krah-përkrah me njëri-tjetrin të jemi në çdo sfidë, në çdo situatë, nuk ka zot që na ndal që shqiptarët të ecin përpara”, tha kreu i Bashkisë.

Duke u ndalur tek parada me motorë e motoçiklistëve nga Shqipëria dhe Kosova, Veliaj u bëri thirrje të rinjve dhe të rejave që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, në mënyrë që pasioni të jetë në harmoni të plotë me ligjet dhe të garantohet edhe jeta e qytetarëve.

Më pas, qytetarët patën mundësi që të ndiqnin një program të ngjeshur artistik me muzikë, dhe garën “Super Moto”, ku në fund të saj u shpërndanë çmime për fituesit.

Ndërkohë, pasditen e djeshme, me rastin e festave kombëtare të Nëntorit, 105-vjetorin e Pavarësisë dhe 73-vjetorin e Çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë, nën kujdesin e Bashkisë së Tiranës dhe federatave të Volejbollit të Shqipërisë dhe Kosovës, u zhvillua në ambientet e reja të Parkut Olimpik, turneu “Kupa e Flamurit” në volejboll për femra. Përfaqësueset e Shqipërisë dhe të Kosovës zhvilluan një ndeshje miqësore mes tyre, teksa turneun e ndoqi edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top