Kuriozitete
Festimet për Pavarësinë, Berisha “nxjerr zbuluar” kryebashkiakun
Festimet për Pavarësinë, Berisha "nxjerr zbuluar" kryebashkiakun
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka vijuar edhe këtë të mërkurë akuzat ndaj pasardhësit të tij në krye të qeverisë, Edi Rama.
Këtë radhë Berisha është ndalur tek festimet në sheshin e "Flamurit" në Vlorë me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë.
Arsyeja është një mesazh i ardhur nga qytetarët, të cilin ish-Kryeministri e ka postuar dhe u është dërguar punonjësve të administratës në Vlorë, nga kryebashkiaku Dritan Leli.
Sipas Berishës, kjo tregon edhe një herë se si po përdoret administrata për të mbushur sheshet dhe mitingjet e Kryeministrit Rama.
Po ashtu, Berisha nuk kursen as ironinë për fjalimin e kryebashkiakut Leli një ditë më parë për të cilin thotë se ishte frymëzuar nga veset e kreut të qeverisë.
"Noriega kishte planifikuar një miting madhështor në Sheshin e Flamurit për 105 vjetorin e Pavarësisë. Por hashashi që mbushi këtë shesh dhe makina në flakë në bulevardin kryesor, e katandisën ne vetmi të frikshme fitimtarin humbës. Ai përfundoi në një sallë të bashkisë duke u mallëngjyer nga përjargiet e Lelit të frymëzuar nga veset e tij. Këtu keni edhe urdhërin nga DAR dhe Bashkia e partisë për punonjësit për mitingun në Sheshin e Flamurit, që dështoi pa u mbledhur!", shkruan Berisha në Facebook (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.