Showbiz
Festojnë tri vite martesë, Lyrical Son i dedikon fjalë zemre bashkëshortes për përvjetor
Reperi i njohur Lyrical Son, është një ndër reperët më të pëlqyer të publikut shqiptar. Përveç se i suksesshëm në muzikë, ai është shumë i përkushtuar edhe në familje, si një baba dhe bashkëshort i shkëlqyer.
Se është i tillë, këtë gjë e ka vërtetuar edhe përmes fotografisë së fundit të publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Sot (e shtunë), reperi i njohur dhe bashkëshortja e tij Gresa festojnë tre vjetorin e martesës, ndërsa me këtë rast, Lyrical Son u kujdes që të publikojë një fotografi shumë të veçantë të çifitt, bashkëngjitur me një dedikim për gruan e tij.
“Urime 3 vjetori i martesës zemër… Ishalla jemi bashkë gjithmonë, me shëndet, familje, dashuri dhe të gjitha të mirat e kësaj bote. Të don iKuqi”(sic.), ka shkruar reperi në Instagram.
Çifti i dhanë fund beqarisë më datë 19 gusht 2014 në një dasmë madhështore në Prishtinë, dhe kanë së bashku një vajzë të quajtur Eva.