Connect with us

Flet për herë të parë babai i Arielës: ‘Na premtuan se vajzës s’do t’i prekej fija e flokut’

Kuriozitete

Flet për herë të parë babai i Arielës: ‘Na premtuan se vajzës s’do t’i prekej fija e flokut’

Pesë ditë pas vrasjes tragjike të 21-vjeçares Ariela Murati, e cila u ekzekutua me plum në kokë nga Alsdison Belulaj, djali që e përndiqte prej kohësh, ka folur vetë babai i së ndjerës.

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Pandeli Murati është shprehur se familja Belulaj i ka prerë në besë.

“Ata erdhën këtu dhe ne i pritëm. Na thanë se djali e donte vajzën tonë. Por ne folëm në telefon me vajzën dhe ajo na tha se nuk e donte. Si mund të vepronim ne? T’i jepnim vajzën me dhunë? Na kërkuan që djalit të tij të mos i bënim keq për shqetësimet që i kishte sjellë vajzës. I premtuam që atij nuk do i ndodhte asgjë. Por, ama as Arielës nuk do i prekej asnjë fije floku. Ata na e premtuan. Por nuk e mbajtën premtimin. Na prenë në besë. Për këtë arsye nuk bëmë denoncim.”- ka deklaruar i ati i Arielës, teksa dyert e shtëpisë së tij vijojnë të mbeten të hapura në pritje të personave të shumtë që vijnë për ngushëllim.

Gjithashtu, familjarët e saj por edhe banorë të tjerë të fshatit mohojnë kategorikisht që Ariela dhe Aldisoni të kishin një lidhje së bashku.

“Kur Ariela filloi gjimnazin, Aldison Belulaj ishte në vit të tretë. Ajo ishte ende fëmijë. Më pas, ai shkoi në Vlorë të ndiqte studimet. Ndërsa Ariela, pasi përfundoi gjimnazin, filloi Fakultetin e Drejtësisë në Tiranë. Vetëm një vit ata kanë qenë në të njëjtën shkollë. Edhe sikur të mblidhen të gjitha vitet, edhe në distancë, nuk mund të bëhen 4 vjet lidhje. Ky është vetëm një mashtrim i familjarëve të tij, apo edhe ata mund të jenë mashtruar nga djali dhe nuk dinë asgjë. Por e vërteta nuk është kjo. Ariela nuk ka qenë kurrë e lidhur.”-tregojnë banorët e fshatit.

Sakaq familjarët e së ndjerës janë shprehur të irrituar nga deklaratat e familjes Belulaj se të rinjtë kanë qenë të lidhur, si dhe për faktin që askush prej tyre nuk kishte kërkuar ende ndjesë për ngjarjen.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top