Kuriozitete
Floriana Garo plot nur edhe pse 5 muajshe shtatzënë dhe disa kile më tepër
Floriana Garo plot nur edhe pse 5 muajshe shtatzënë dhe disa kile më tepër
Floriana Garo, një nga moderatoret më të ëmbla shqiptare, hoqi dorë nga Shqipëria për të vazhduar jetën e lumtur pranë partnerit të saj Enis Daci në Gjenevë.
Vetëm pak kohë më parë ajo na dha lajmin e mrekullueshëm se ishte në pritjen e saj të ëmbël dhe se së shpejti çifti do të bëhen prindër.
Moderatorja do të bëhet nënë e një vajze dhe me siguri Është shumë të entuziazmuar për këtë ndjesi.
Gjithsesi, Floriana edhe pse në muajin e pestë të shtatzënisë, merr pjesë në festa të ndryshme, apo është edhe aktive në punë.
Në festën e Pavarësisë së Shqipërisë, Floriana është shfaqur me fustan të kuq të fryrë por që i shkon shumë. Moderatorja ka shtuar disa kile, por ajo duket e bukur sidoqoftë.
Duket që shtatzënia i ka dhënë moderatores bukuroshe një nur të mrekullueshëm, të cilin e reflekton edhe në fytyrë. /b.l/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.