Kuriozitete
Foshnja theret 14 herë me thikë nga nëna e tij, “mrekullia” ndodh më pas
Një ngjarje shokuese ka ndodhur në Tajlandë, ku një foshnje, e therur 14 herë me thikë, është flakur nga autorja duke u groposur dhe pak orë më pas është gjetur dhe shpëtuar rastësisht nga një grua.
Kachit Krongyut, kishte lëshuar lopët në fermën e saj në Wangai të Tajlandës kur ka dëgjuar të qara.
Ajo ka mbetur e tronditur kur ka parë këmbën e foshnjës.
Pasi ka nxjerrë vogëlushin nga një gropë e thellë 20 cm, gruaja ka parë se mbi të voglin kishte plagë në të gjithë trupin.
Pas trajtimit të bebes që u “pagëzua” me emrin Aidin në spital, policia ka gjetur si përgjegjëse të krimit, nënën e të voglit.
E ëma tani akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë të foshnjës së saj.
I vogli, mësohet se është adoptuar nga një çift suedez.