Kuriozitete
Fotografi të pabesueshme nga lindja e një nëne zëvendësuese, një histori që do ju prekë zemrën
Kjo është një histori e pabesueshme e Kim Overton, një nënë e guximshme që zgjodhi të ketë fëmijë pa partner, për shkak të një mase tumorale në mitër. Megjithatë, pas ndërhyrjes kirurgjikale, ajo ishte e vendosur për të pasur fëmijë dhe ia doli.
Por herën e dytë që shkoi për të bërë ndërhyrjen, mjekët i thanë se nuk mund të mbetej shtatzënë për shkak të rritjes së vazhdueshme të fibroideve (një rritje jokanceroze në murin uterin, në çfarëdolloj përmasash nga mikroskopike deri në madhësinë e një pjepri), plus edhe për shkak të moshës së saj të madhe.
Por Kim ishte e vendosur që të kishte një fëmijë tjetër. Ndaj vendosi ta kishte atë nga një nënë zëvendësuese.
Kim tani është e martuar. Me burrin e saj të ri në krah dhe nënënzëvendësuese, vajza e kushërirës së saj Cydnee, familja e saj u shtua në numër. Tani ata janë pesë.
Kur Oliver lindi nga nëna zëvendësuese, Leilani Rogers, fotografja e shumë lindjeve, ka fiksuar me aparatin e saj këto momente fantastike. Historia e lindjes së Oliver është e publikuar edhe në blogun e Kim.
Me siguri këto imazhe do t’ju prekin zemrën: