Kuriozitete
Gara për Miss, për herë të parë konkuron një vajzë me sindromën Down
Gara për Miss, për herë të parë konkuron një vajzë me sindromën Down
Ajo është vajza e parë konkurrente me sindromën Down që ka marrë pjesë në një konkurs bukurie.
Mikayla Holmgren është 22 vjeçe dhe jeton në Stillwater, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Mikayla nuk arriti të fitojë kurorën, por arriti gjithsesi që të marrë pjesë në konkursin Miss Minnesota dhe të hyjë në histori.
Ndër të tjera ajo fitoi statujën “shpirti i konkursit”. E reja është aktualisht studente, përveçse merret me balet.
Ajo u pikas nga organizatorët e Miss Minnesota pasi fitoi konkursin Minnesota Miss Amazing, një konkurs për vajzat me aftësi ndryshe. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.