Connect with us

Gjalpë dhe vezë, dhe thojini lamtumirë rrudhave

Kuriozitete

Gjalpë dhe vezë, dhe thojini lamtumirë rrudhave

Gjalpë dhe vezë, dhe thojini lamtumirë rrudhave

Shfaqja e rrudhave poshtë syve është e lidhur direkt me një sërë faktorësh si mënyra e jetesës, abuzimi me makiazhin, mbajtja e lenteve apo edhe rritja në moshë.

Ka shumë produkte që pretendojnë të zhdukin rrudhat në zonën poshtë syve, madje në pjesën më të madhe të rasteve kushtojnë shumë dhe nuk kanë efektet e pritshme.

Dermatologët dhe estetistët sugjerojnë se hidratimi dhe ushqimi i zonës rreth syve është mjekimi më i mirë për parandalimin e rrudhave.

Dhe sa herë që bëhet fjalë për të bërë maska për fytyrën në kushte shtëpie, një nga produktet kryesore është veza.

Proteinat, vitaminat, mineralet që gjejmë tek veza, kryesisht tek e bardha, e bëjnë atë një nga produktet më të domosdoshme për kujdesin e lëkurës dhe mbi të gjitha pa shpenzuar shumë para.

Sot do t’ju sjellim një maskë që do t’ju vijë në ndihmë për rrudhat në zonën e syve, pjesa delikate e fytyrës. Ju nevojitet vetëm e bardha e vezës dhe gjalpi.

Në një tas përzieni këto dy produkte, dhe maska është gati. Vendoseni këtë përbërje në fytyrë me ndihmën e shamive prej letre për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të ftohtë. Aplikoni këtë maskë të paktën një herë në javë. /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top