Kuriozitete
Gjashtë deputetë “të pastrehë”, Kuvendi u siguron shtëpi në Tiranë
Gjashtë deputetë “të pastrehë”, Kuvendi u siguron shtëpi në Tiranë
Dy deputetë të Shkodrës rezultojnë të pastrehë dhe Kuvendi u siguron atyre banesë në Tiranë. Politiko.al ka zbardhur se kush janë deputetët e rretheve nga PD, PS dhe LSI, të cilët përfitojnë si të pastrehë.
Mësohet se bazuar në vendimin e Kuvendit nr 114, pika 10, ‘për mënyrën e trajtimit të deputetëve’, Kuvendi mbulon shpenzimet prej 35 mijë lekësh për deputetët që nuk jetojnë në Tiranë.
Sakaq zbulohet se deri më tani, dokumentacionin e kanë plotësuar 4 deputetë dhe trajtohen me qira,
1. Nadire Meçorapaj, deputete e Partisë Demokratike-Vlorë
2. Gledjon Rehovica-Deputet i Lëvizjes Socialiste për Integrim–Berat
3. Edlira Bode-Deputete e Partisë Socialiste-Korçë
4. Izmira Ulqinaku-Deputete e Partisë Demokratike- Shkodër.
Kurse në proces të plotësimit të dokumentacionit për të siguruar banesë janë;
1. Nard Ndoka-Deputet i Partisë Demokratike-Shkodër
2. Edmond Leka-Deputet i Vlorës.
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.