Kuriozitete
Gjërat të cilat vetëm ÇIFTET E LUMTURA i bëjnë
Ne jetojmë në një kohë të çuditshme ku për disa njerëz postimi i një statusi në interneti mund të ketë më shumë rëndësi se ajo çfarë po ndodh në botën e vërtetë.
Jetën e dikujt e vlerësojmë duke u bazuar në fotografitë të cilat i poston në Facebook dhe në Instagram, e gjithashtu edhe në atë çka shkruajnë për vetveten. Kësisoj, shpeshherë gabojmë në gjykimet tona.
Prandaj, duke i marrë parasysh këto, më poshtë i keni disa arsye interesante se përse çiftet e lumtura nuk preferojnë ta postojnë tërë jetën e tyre në internet.
Kur njerëzit janë të lumtur në lidhje, ata e jetojnë të tashmen
Nëse gjithçka është duke shkuar mirë në jetën dhe lidhjen e dikujt, ata nuk e ndjenjë nevojën të shpenzojnë kohë duke shkruar në internet për t’ua dëshmuar tjerëve këtë fakt. Jeta e tyre është shumë e lumtur, kësisoj ata nuk kanë nevojë të shpërqendrohen nga kjo.
Çdo çift që i shfaqë problemet e lidhjes në internet, nuk do të fitojë asgjë nga ajo
Shfaqja e të gjitha problemeve personale në publik – pra në rrjete sociale – është metoda më së paku efektive për zgjidhjen e tyre. Postimi i problemeve në Facebook vetëm sa i keqëson gjërat.
Lumturia e vërtet vjen vetëm duke qenë i lumtur në një lidhje me dikë që e dashuroni
Siç u cek edhe më lart, nuk do të fitoni asgjë duke ua dëshmuar tjerëve sa të lumtur jeni përmes Facebook-ut. Lumturia e vërtet gjendet duke qëndruar së bashku, e jo duke postuar se jeni së bashku.