Kuriozitete
Gjysma e Tiranës në errësirë, përmbytet nënstacioni elektrik në Kashar
Gjysma e Tiranës në errësirë, përmbytet nënstacioni elektrik në Kashar
Një pjesë e konsiderueshme e kryeqytetit po përballet me mungesën e energjisë elektrike, si pasojë e një defekti në nënstacionin e Kasharit, i cili është përmbytur nga uji.
Lagjet e mbipopulluara si Kamza, Lapraka dhe Kombinati janë në terr të plotë për shkak të defektit, ndërkohë nuk dihet se sa kohë do të duhet për të rikthyer situatën në normalitet.
Shirat e dendur kanë sjellë probleme edhe në rrugë, ku në superstradën Tiranë-Durrës, po punohet për të larguar ujin.
Si pasojë e përmbytjeve, qarkullimi në këtë aks është devijuar në rrugën dytësore.
Kjo është vetëm dita e parë e reshjeve të shiut, por sinoptikanët parashikojnë probleme të tjera në ditët në vijim. /k.k/noa.al/
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.