Kuriozitete
Gomonia me 2 ton drogë në Greqi, 11 të arrestuar. Mes tyre gjashtë shqiptarë
Gomonia me 2 ton drogë në Greqi, 11 të arrestuar. Mes tyre gjashtë shqiptarë
Njëmbëdhjetë persona janë arrestuar nga policia greke pas bllokimit të një gomoneje me rreth 2 ton kanabis sativa këtë të shtunë, e cila dyshohet se ishte nisur nga Shqipëria.
Mes të arrestuarve gjashtë persona janë shqiptarë, dy italianë, dy grekë dhe një bullgar, ndërkohë që njëri prej grekëve të prangosur është një biznesmen i njohur me banim në Mikono, me iniciale S.K.
Ndërkohë gjatë operacionit dhe ndjekjes së gomones, i zgjatur për orë të tëra, ka patur shkëmbim zjarri, ku një skafist mbeti i plagosur.
Hetimet zbuluan se lënda narkotike kishte si itenerar Shqipëri-Greqi-Itali.
Gomonia u pikas në ujërat e Korfuzit dhe u kap pranë ishullit të Tzia në Athinë, pas afro 24 orësh ndjekje. /a.y/noa.al
“Operacion historik”, pamjet e gomones së bllokuar në Greqi, si ishte përshtatur për drogë
Gomonia e nisur nga Himara, kishte 2 ton drogë. Plagoset njëri nga skafistët
Ndjekje për orë të tëra, bllokohet në Greqi gomonia e ngarkuar me drogë në brigjet shqiptare
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.