Kuriozitete
Gomonia me 2 ton drogë nga Shqipëria, zv.ministri grek: U godit një rrjet i madh trafikantësh
Gomonia me 2 ton drogë nga Shqipëria, zv.ministri grek: U godit një rrjet i madh trafikantësh
Greqia reagon zyrtarisht lidhur me gomonen e nisur nga Shqipëria e bllokuar këtë të shtunë, brenda së cilës u gjetën rreth 2 ton kanabis sativa.
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Greqisë, Nektarios Santorinios në një deklaratë për radion e Agjencisë Telegrafike të Lajmeve të Athinës, “AMPE” tha se “Kemi goditur një rrjet të madh. Ishte një sukses që nuk erdhi brenda 48 orësh. Erdhi pas një ndjekje të ngushtë të çështjes, përmes kryqëzimit të informacionit, përmes një pune të madhe që bënë krerët e policisë kufitare dhe për ketë vlen t’i falënderojmë”.
Po ashtu bëhet me dije se në vijim të hetimeve policia e Sarandës, ka ushtruar kontroll në disa banesa gjatë së dielës.
Hetimet zbuluan se lënda narkotike kishte si itenerar Shqipëri-Greqi-Itali.
Gomonia u pikas në ujërat e Korfuzit dhe u kap pranë ishullit të Tzia në Athinë. Gjatë këtij operacioni u arrestuan 11 persona, mes tyre gjashtë shqiptarë. /a.y/noa.al
Gomonia me 2 ton drogë në Greqi, 11 të arrestuar. Mes tyre gjashtë shqiptarë
Me snajperistë dhe helikopterë, si u kap gomonia me drogë
“Operacion historik”, pamjet e gomones së bllokuar në Greqi, si ishte përshtatur për drogë
Gomonia e nisur nga Himara, kishte 2 ton drogë. Plagoset njëri nga skafistët
Ndjekje për orë të tëra, bllokohet në Greqi gomonia e ngarkuar me drogë në brigjet shqiptare
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.