Kuriozitete
Grabiste me armë besimtarët në Kishën e Laçit, kush është i riu që ka alarmuar policinë
Grabiste me armë besimtarët në Kishën e Laçit, kush është i riu që ka alarmuar policinë
Policia e Kurbinit është vënë në ndjekje të Markel Bushit, i cili ka qëlluar me armë këtë të martë efektivët në një aksion që këta të fundit po kryenin për arrestimin e tij.
I shapllur në kërkim 3 vite më parë nga drejësia shqiptare, Markel Bushi nuk është një emër i panjohur për policinë.
Bëhet fjalë për një ngjarje të vitit 2012, ku ai së bashku me një shokun e tij, Daniel Shyti vodhën dhe qëlluan me armë një grup vajzash që po shkonin në Kishën e Laçit
Danjel Shyti dhe Markel Bushi u akuzuan për vjedhje me armë pas denoncimit të tre vajzave, të cilat dëshmuan se dy persona u kishin dalë me armë dhe pas refuzimit për të ndaluar, ata hapën zjarr, duke plagosur njërën prej tyre.
Ata janë arrestuar nga policia teksa gjykata e dënoi Danjel Shtyin me 6 vite burgim në vitin 2013. Ndërkohë që Markel Bushi nisi gjykimin e tij në gjykatë duke mos kërkuar as gjykim të shkurtuar, por më pas arriti të arratisej duke u dënuar në mungesë me 9 vite burg. Kështu që prej vitit 2013, ai ndodhet në kërkim nga policia nën akuzën e vjedhjes me armë. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.