Kuriozitete
Grabitet banesa e nënës së ministrit Damian Gjiknuri
Grabitet banesa e nënës së ministrit Damian Gjiknuri
Grabitet shtëpia e nënës së ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur dy netë më parë, ku grabitësit kanë marrë disa sende me vlerë.
Denoncimi për ngjarjen është bërë nga nëna e ministrit, L.Gjiknuri 67 vjeçe.
Grabitja ka ndodhur në rrugën “Maliq Muça” në kryeqytet.
Nga ana e policisë pas sinjalizimit për ngjarjen vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.