Kuriozitete
Gruaja dëbohet pas 30 vitesh qëndrimi në SHBA. Lot dhe përqafime në aeroport
Gruaja dëbohet pas 30 vitesh qëndrimi në SHBA. Lot dhe përqafime në aeroport
Pas 30 vitesh në SHBA, ku rriti tre fëmijë, punoi dhe pagoi taksa, në Sterling Heights, Zahrija Purovic u deportua dje për në Malin e Zi.
50-vjeçarja nuk e ka shkelur asnjëherë ligjin gjatë qendrimit të saj në SHBA, nuk ka asnjë të kaluar kriminale dhe kishte shpresa te një mocion për anullimin e deportimit që kishte paraqitur në gjykatën federale.
Mirëpo, oficerët e emigracionit e kanë detyruar të paketojë gjërat dhe të blejë një biletë kthimi, si dhe i dhanë një datë paraqitjeje në Aeroportin Detroit Metro.
Dy agjentë të ICE-s po e prisnin kur mbërriti bashkë me miq e familjarë, dhe i komunikuan se nuk kishte të drejtë qendrimi dhe e përcollën në avionin e kthimit.
Gjatë ndarjes emocionale, një shoqja e saj e ngushtë që prej 16 vjetësh humbi ndjenjat dhe u rrëzua në dysheme.
Kur e rimori veten u përpoq ta takonte edhe njëherë shoqen e saj, por agjentët e ICE-s nuk ia lejuan një lamtumirë të fundit.
Avokatja e saj e quajti deportimin të pakuptimtë dhe shtoi se Zahrija nuk kishte ndonjë lidhje të fortë në Malin e Zi, dhe nuk kishte shkuar ndonjëherë aty që kur ishte 19-vjeç.
Një zëdhënës i Zbatimit të Emigracionit dhe Doganave (ICE) refuzoi që të komentojë për rastin e saj, shkruan Illyriapress.
Nuk dihet se pse nuk ia kanë dhënë azilin shumë vite më parë se arkivi i gjykatës është i dëmtuar, shpjegoi avokatja Carrie Pastor.
“Çështja e saj nuk është mbyllur ende në Gjykatën e Apelit për Qarkun e Gjashtë. Nuk është marrë ndnjë vendim. Dhe po e dërgojnë në një vend ku nuk ka qenë për 30 vjet. ICE refuzon të presë gjykatën apo as që të presë për operacionin kirurgjik që ka në kalendar”.
Zahrija vuan nga skoliozis dhe ka një takim me kirurgun në 13 nënor, pasi mjekimi dhe terapia fizike nuk kishin dhënë rezultat.
Në Malin e Zi, thotë ajo nuk do të ketë asnjë shans shërimi. “Askush nuk kujdeset për të moshuarit në Malin e Zi”, thotë Zahrija.
Familja është e shokuar nga vendimi.
Djali më i vogël, Elvir Purovic, 23 vjeç, tha se ishte mbajtur pas një shprese të fundit se do ta lejonin të qendronte në vend.
“Është e dhimbshme”, thotë ai. “trajtohen emigratët e paligjshëm si kriminelë. Ajo është thjesht një numër për të. Është për të ardhur keq. Nuk di çfarë të bëj, por nuk është e drejtë. www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.