Kuriozitete
Gruaja që e tallën për shkak të peshës ka një mesazh prekës për ata që e ofenduan (Foto)
Jennifer Knapp Wilkinson ka vite që është shndërruar në shaka të internetit që kur një fotografi e saj duke u rrëzuar në raftin e ushqimit u publikua online.
Edhe pse pa dëshirën e saj, ky imazh ka bërë xhiron e botës duke mbledhur mijëra komente negative për të cilat Jennifer thotë se ka vuajtur shumë.
Dhe kjo vuajtje nuk është vënë vetëm mbi shpatullat e saj por ishin fëmijët e saj ata që përjetuan tmerrin nga ofendimet, transmeton ORAinfo
Tani Wilkinson ka shkruar në profilin e saj duke qartësuar se rrëzimi ka ardhur si pasojë e sëmundjes kronike të shtyllës kurrizore dhe jo pse ajo kishte pritua të zbriste nga makina për ta kapur pijen.
“Unë vuaj nga spondilloza e cila ndikon direkt në ligështimin e këmbëve, aq më gjatë që qëndroj në këmbë aq më shumë më ligështohet trupi”, ka shkruar ajo.
Por ofendimeve duket se u ka humbur efekti tash pas kaq vitesh pasi ajo thotë së është mësuar me fjalët e këqija të njerëzve por donë të fokusohet në jetën personale dhe t’i rrisë fëmijët larg sjelljeve negative.