Connect with us

Hajduti i qepet keq fqinjit, i hyn tre herë në shtëpi dhe e grabit

Kuriozitete

Hajduti i qepet keq fqinjit, i hyn tre herë në shtëpi dhe e grabit

Hajduti i qepet keq fqinjit, i hyn tre herë në shtëpi dhe e grabit

Një i ri ka rënë në prangat e policisë së Korçës pasi akuzohet për tre grabitje banesash brenda muajin nëntor.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga është vënë 18 vjeçari Llazar Piperi, banues në fshatin Çiflig të Korçës, pasi u kap në flagrancë duke grabitur.

I riu kishte hyrë ditën e djeshme për të vjedhur për herë të tretë banesën e fqinjit të tij J.D., 58 vjeç, banues në Çiflig, nga i cili ka marrë shumën prej 6000 lekësh të reja si dhe disa bizhuteri floriri.

Ndërsa në dy grabitjet e tjera në po të njëjtën banesë adoleshenti ka mundur të marrë më datë 5 nëntor 50 euro dhe 6000 lek të reja. Si edhe më datë 25 nëntor, ku janë vjedhur 350 euro.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale "Vjedhja, e kryer më shumë se një herë". /b.l/noa.al/

www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top