Kuriozitete
Hapja e digës së Bovillës, Bashkia njofton qytetarët e Tiranës
Hapja e digës së Bovillës, Bashkia njofton qytetarët e Tiranës
Bashkisë së Tiranës dhe Ujësjellës Kanalizimet Tiranë kanë hedhur poshtë pretendimet se është hapur diga e Liqenit të Bovillës.
Në një deklaratë të përbashkët, Bashkia dhe UKT thonë se pretendimi i ish-kryeminstrit Sali Berisha dhe disa të zgjedhurve vendorë të PD nuk është i vërtetë.
“Deri në këto momente, deklarojmë se nuk ka qenë e nevojshme hapja e portës shkarkuese të digës, duke qenë se thatësira e muajve të kaluar kishte ulur ndjeshëm nivelin e liqenit. Për këtë arsye, rritja e kuotës me 6 metra brenda një kohe kaq të shkurtër është brenda nivelit normal të tij”, thuhet në deklaratë.
Gjithashtu, informohet se stafi i UKT-së është duke monitoruar situatën e liqenit, si për nivelin e turbullirës ashtu edhe për kuotën, në mënyrë të vazhdueshme. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.