Kuriozitete
“Haram për myslimanët që festuan Pavarësinë”, befason imami shqiptar
"Haram për myslimanët që festuan Pavarësinë", befason imami shqiptar
"Të gjithë besimtarët mysilmanë nuk duhet të festojnë festën e Pavarësisë." Deklarata befasuese ka ardhur nga imami shqiptar Armand Ali, në një reagim që ka ngjallur mjaft debate.
Vetë imami Ali e argumenton këtë me faktin se një besimtar i devotshëm mysliman duhet të festojë vetëm festat fetare.
Prandaj për imamin, festa e Pavarësisë së Shqipërisë dhe festat e tjera kombëtare janë haram që nuk duhen festuar nga besimtarët.
"Festa e Pavarësisë dhe festat e tjera kombëtare nuk i lejohen myslimanit që t'i festojë e as të urojë për to pasi nuk ka asnjë argument fetar që ta lejojë një veprim të tillë. Kjo tregon se diçka e tille nuk është veçse zakon i jobesimtarëve dhe besimtarët myslimanë janë urdhëruar që mos t'i ngjasojnë atyre në asgjë." thekson ndër të tjera imami në reagimin e tij.
Në fakt deklaratat e imamit Armand Ali, jo rrallë herë kanë shkaktuar debate, siç ishte rasti i mbulimit të bustit të Skendërbeut, gjatë faljes së Bajramit. (e.c/noa.al)
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.