Kuriozitete
Hëna Blu/ Këtyre 4 shenjave të horoskopit do i ndryshohet jeta
Sot, më 31 janar u shfaq për herë të parë pas më shumë se 150-vjetësh, “Super Hëna Blu” dhe një eklips i plotë hënor me Hënën e plotë dhe Hënën e Gjakut, një ngjarje vërtet e rrallë qiellore. 4 shenja të horoskopit do jenë më të ndikuara nga kjo ngjarje pasi do bëjnë një ndryshim rrënjësor të jetës.
Ujori – Deri më sot keni ndjerë se në lidhje me marrëdhënien tuaj me të tjerët, më shumë keni dhënë, sesa keni marrë, por që këtej e tutje do reflektoni duke i lënë pas ato që nuk iu duhen dhe do dini në çfarë sferash të kontribuoni. Do filloni të ndjeni ndryshime në shumë aspekte të jetës, do qartësoheni mbi situatat dhe do rivlerësoni marrëdhëniet tuaja me të tjerët.
Demi – Keni qenë të pakënaqur me rrjedhën që ka marrë jeta, keni humbur interesin për gjërat të cilat nuk i shijoni më si dikur. Por këtej e tutje do ndjeni një ndryshim rrënjësor në mënyrën si e mendoni jetën. Kjo është ajo për të cilën keni patur nevojë.
Luani – Shpeshherë keni vendosur të tjerët para vetes suaj, por këtë periudhë do jeni ju qendra e botës. Do përqëndroheni tek dëshirat tuaja dhe do liroheni nga pengesat që keni hasur deri më sot. Do reflektoni dhe do kuptoni sa vlerë ka kujdesi ndaj vetes dhe emocioneve tuaja.
Akrepi – Eklipsi hënor do t’ju japë forcë për të treguar aftësitë tuaja si lider. Këtë periudhë do përqëndroheni tek fusha profesionale ku do jepni të gjitha energjitë. Mund të ngriheni në detyrë ose të hapni një biznes. Jeni në një periudhë të artë.