Kuriozitete
“Himara”, ambasadorja greke: Athina po ju vëzhgon, më shumë kujdes me minoritarët
“Himara”, ambasadorja greke: Athina po ju vëzhgon, më shumë kujdes me minoritarët
Ambasadorja greke në Tiranë, Eleni Sourani ndalet në çështjen e Himarës dhe kërkon më shumë kujdes për trajtimin e çështjeve të minoritarëve.
Ajo ka shkuar sot në prefekturën e Vlorës për tu interesuar për këtë çështje, ku ka thënë se interesi i vendit të saj është për një marrëdhënie të qëndrueshme.
Sourani ka kërkuar që banorët e Himarës duhet të trajtohen me kujdes të veçantë.
“Jemi të interesuar për të pasur një marrëdhënie të qëndrueshme mes dy shteteve. Po shohim bashkëpunimet edhe me Bashkinë e Vlorës, universitetin etj. Banorët e Himarës duhet të trajtohen me kujdes të veçantë dhe për më tepër projekt të mos i cenojnë këta të fundit. Shteti grek është i vëmendshëm për të gjitha zonat minoritare dhe jo vetëm Himarën” u shpreh ambasadorja.
Interesi i palës greke ndaj çështjes së Himarës, vjen pasi banorët e zonës kundërshtojnë projektin e shëtitores. /a.y/noa.al
www.noa.al – Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA, pjesë e NOA-InfoMedia. Viti i njëmbëdhjetë i transmetimit.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2007-2017 Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA.