Connect with us

HISTORI personale: Përdhunimi që më ndryshoi jetën time

Kuriozitete

HISTORI personale: Përdhunimi që më ndryshoi jetën time

Sot ne këtë ditë vendosa që edhe unë të tregoj historinë e fshehur të jetës time. Dua te mbetem anonime ashtu siç kam qenë gjithmonë. Këtë të vërtetë që unë di nuk kam për t’ia treguar askujt. Para disa vitesh kisha turp, tani kam frikë. Jam një vajzë 34 vjeçe e pa dashuruar dhe jetoj me prindërit në një shtëpi. Kemi një familje të qetë dhe pjesërisht te lumtur.

Unë jam vajzë e vetme në këtë shtëpi. Mami me përsërit shpesh herë që unë duhet ta bëj familjen tëe lumtur dhe se ka ardhur koha të gjej një shok jete. Unë e kaloj në heshtje këtë situatë. Ajo nuk di asgjë rreth meje, çmë ka ndodhur mua.

Jeta ime është mbyllur në vitin 1997. Në këtë vit te mallkuar për shumë shqiptarë ku rreziku ishte shumë i madh, vit kur njerëzit u kthyen në kafshë. Kam qenë vetëm 17 vjeç dhe në atë kohe ndiqja Gjimnazin. Prindërit nga meraku i situatës se vështire qe po kalonte Shqipëria, po me thoshin qe te mos shkoja për ca kohe ne shkolle deri sa te qetësohej gjendja. Unë nuk i dëgjova, shkoja ne shkolle rregullisht. Mësimin e bënim pasdite. Nga shkolla kthehesha gjithmonë e shoqëruar nga një vajze e cila ishte 2 vjet me e madhe se unë dhe jetonte ne te njëjtën lagje me mua. Sa here me shihte mami me këtë vajze mami, fillonte e me kritikonte. Ajo ishte vërtet vajze e lëvizur. Qarkullonte fjala se ajo kishte dashnor edhe një mësues fizkulture. Mua me dukej diçka e pa besueshme kjo histori, me dukeshin thashetheme koti.

Ajo me ftonte shpesh dilja me te, madje te lija edhe orët e mësimit. Ke puthur ndonjëherë ti- me pyeste shpesh me një nënqeshje provokuese?

Un skuqesha e thoja – jo asnjëherë.

Me quante buze-qumështore,- kështu ma kishte vene emrin. Shpesh here dilnim edhe për kafe. Me ne vinin edhe ca tipa te çuditshme qe te kallnin friken. Njeri prej tyre ishte me flokë te gjata. Ndonjëherë kisha frike qe shoqërohesha me ta por kurioziteti ishte me i madh. Kurioziteti per te pare një jete te ndryshme nga ajo e imja,- e mbyllur edhe me rregulla strikte. Njeri prej atyre me shikonte ne mënyrë te çuditshme. Dukej sikur me hante me sy, si manjak seksual. Ne 7 shtator kisha ditëlindjen. Komshija ime “e lëvizur” me beri dhurate një fund meshini me ngjyre te kuqe. E vesha, me pëlqente vetja me te. Ishte mosha e tille mendoj tani. Komshija me merr ne tel ne shtëpi, se cel atëherë nuk kishim dhe me thotë – Vish atë fundin e kuq dhe hajde ketu ku te them unë. Ishte një pallat afër shkollës time. Një pallat ku e kisha pare te hynte shpesh komshijen time. Me kapi nje ndjesi frike. Kaloi 1 ore dhe komshija me merr serish ne telefon. Mami po shqetësohej dhe une megjithatë vendosa ta gënjej e ti thoja se do shkoja tek nje shoqe klase per te bere disa dtyra. Po edhe sot per ditëlindjen moj bije,- me pyet mami e shqetësuar.

Si përfundim vendosa te shkoj dhe ngjitem ne katin e 4 te pallatit qe me kishte përshkruar komshija. Dera ishte gjysme e hapur, futem Brenda. Tani qe po shkruaj, duart me dridhen akoma edhe pse ka kaluar vite. Futem brenda ajo ishte nje shtëpi bosh. Futem ne një dhome kishte vetëm shishe boshe alkooli dhe një dyshek dopio ne mes. Sa pashe këtë skene ika me vrap drejt derës por një dore e fuqishme me mbërtheu nga mbrapa. Ishte ai maniaku seksual shoku i X me flokë te gjate. Zemra me pushoi për një çast. Mos u tremb qumështorë,- me tha. Keshtu bëjnë te gjitha ne fillim. Sa e lehte erdhe tek unë. Mua nuk me dilnin fjalët. Doja te bërtisja me sa kisha fuqi, po dritarja ishte e mbyllur, dera po ashtu. Ai me kapi me zor filloj te me puthte gjithandej. Ishte një makth i neveritshëm edhe pse unë puthjen e pare e kisha ëndërruar si gjene me te bukur. Me hoqi fundin me dhune. Unë ndihesha vetëm, e pambrojtur, e tmerruar. Vetem dridhesha e qaja. Ai beri seks me mua si nje kafshe e vërtete pa pyetur për dhimbjen e tmerrshme qe une po jetoja. Madje me duket sikur ajo e kënaqte me shume. Pasi mbaroi pune me mua, me gjuajti disa here e me kërcënoi se po te tregoja do vriste prindërit e mi. Do vish me mua tha, është koha te besh ca leke ne Itali si shoqja jote. Unë qaja i lutesha te me linte te shkoja e mos me merrte me vete. Mbaj mend vetëm se kur u përmenda isha ne fund te shkalleve te pallatit, e gjakosur, e sakatuar, e përdhunuar. Kjo ishte dhurata për ditëlindjen time te 17, per ate 7 shtator qe s’do ta harroj kurrë. U çova dhe shkova fillimisht tek shoqja ime e ngushte qe banonte aty afer. Fatmirësisht prindërit e saj nuk ndodheshin ne shtëpi dhe ajo ishte vetëm me gjyshen dhe vëllain e vogël. I tregoj te gjitha shoqes ajo me këshilloi te shkoja ta denoncoja ne polici. Po çfarë policie kishte ne ato vite? Policia kishte frike për vete nga këto lloj përbindëshash ose ishte e përfshire vete ne incidente te tilla. Gjithashtu kisha frike mos i ndodhte gjë prindërve te mi. Atë nate qëndrova tek shoqja ime, u lava u qetësova disi, por gjumë ne sy nuk kam vene nga tmerri. Çdo te behej me mua? E urreja me shpirt atë femër te fëlliqur qe me futi ne këtë mesele. Te nesërmen u ktheva ne shtëpi dhe mami vuri re diçka qe nuk shkonte me mua. E gënjeva dhe i thashë qe jam helmuar. Për dy jave nuk shkova ne shkolle. Me pas mora vesh qe maskaresha qe me pleksi ne këtë histori kishte përfunduar ne trotuaret e Italisë. Unë u bëra shkaktare qe prindërit e mi te ndërronin shtëpinë. Doja te harroja e mos me mbeteshin gjurme nga e kaluara ime. Nga ajo dite unë nuk jam lidhur me asnjë mashkull tjetër edhe pse sot kane kaluar plot 19 vjet. Ky ka qene nje sekret qe do e mbaj me vete atje ku te shkoj.
Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Kuriozitete

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top