Connect with us

Historia që shokoi publikun: ‘Burri më trafikoi si prostitutë kur isha 21 vjeç’

Showbiz

Historia që shokoi publikun: ‘Burri më trafikoi si prostitutë kur isha 21 vjeç’

E ftuar ditën e sotme në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare” ishte Blerina, nënë e tre djemve e cila rrëfeu historinë rrënqethëse të jetës së saj, fejesën në moshë shumë të vogël dhe tmerrin që kaloi për shkak të bashkëshortit.

“Fëmijëria ime ka qenë e vështirë sepse jam fejuar që 13 vjeç. U fejova me Adriatikun të cilin nuk e njihja, ishte nga Kamza dhe punonte në Greqi. Sapo kisha mbaruar shkollën 8-vjeçare dhe kisha mendjen e një fëmije, nuk e kuptoja pse familja ime më dha tek ajo familje. Pas një viti fejesë, babai im kundërshtoi, donte ta prishte fejesën dhe tha se nuk ishte familje për mua. Pas një viti e gjysmë i thashë babait që do martohem”, tha Blerina ndërsa Arditi e pyeti pse vendosi të martohej, kur babai donta ta prishte fejesën.

“Po ta lija njerëzit në fshat do flisnin për mua”, u përgjigj Blerina dhe më pas tregoi se në moshën 16-vjeçare lindi djalin e parë.

“Pas vitit 2004 nisën sherret me bashkëshortin. Më thoshte mos të dilja në ballkon, mos të flisja me komshinjtë, rrija mbyllur, nuk flisja me familjen. Në vitin 2007 linda edhe djalin tjetër me shpresën se ai do ndryshonte”, tha Blerina dhe më pas bëri një thirrje për të gjithë vajzat.

“U them të gjitha vajzave shqiptare të kenë kujdes sepse bashkëshorti im më trafikoi kur isha 21 vjeç. Më thoshte të shkoja me dikë, t’i çoja para në shtëpi”, u shpreh Blerina dhe tregoi se ka punuar për 4 muaj derisa një person vendosi ta ndihmojë për ta denoncuar bashkëshortin.

Bashkëshorti i Blerinës e kishte marrë vesh dhe ishte larguar. Pas 6 muajve policia e ka kapur dhe e dënuan me 19 vjet burg.

“Unë si nënë e dy fëmijëve, ja fala, u ktheva për hir të fëmijëve. Ai thoshte: Vazhdo punën që ke pasur, prostitucionin, filloi të sillej edhe më ashpër. Mora valixhet, fëmijët dhe ika. Gjeta një punë si valltare në një lokal me muzikë, punova aty. U njoha me një person dhe bëra edhe djalin e tretë. Edhe ai filloi të sillej keq pasi linda djalin. Para një muaji më rrahu shumë keq. Tani nuk jam më me të”, tregoi Blerina ndërsa për ish-bashkëshortin tha se tani është në burg.

“Babai im kur e mori vesh filloi të pinte alkool, i kam thënë të mos e vrasë mendjen sepse unë i kam kaluar këto probleme”, u shpreh Blerina e cila në “Një mesazh për ty”, ka ftuar babain dhe njerkën, znj.Vjollcën.

“Kam ftuar edhe njerkën sepse ajo më ka hapur derën kur nëna më dëboi nga shtëpia”. Babai dhe njerka e Blerinës erdhën në studio. “Babi unë jam sot këtu vetëm për ty dhe per vjollcën. Ti per mua ke bere gjithcka. Kam nje kerkesë per ty vetëm alkoolin mos ta përdoresh. Kurse Vjollcës i them se ka zënë vendin e nënës për mua”, tha Blerina ndërsa babai i saj u shpreh: “Të kam dashur dhe prapë të dua”. Blerina shkoi dhe u përqafua me babain dhe njerkën./Xing.al

Lexo Me Shume
Dicka qe mund te ju pelqej..
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

More in Showbiz

Me te lexuarat

Te ndryshme

Facebook

To Top